Telegrafi

Militao ishte në siklet gjatë prezantimit te Real Madridi: Ndihem i trullosur

Eder Militao kishte disa momente të sikletshme në konferencën e tij të parë si lojtar i Real Madridit.

Mbrojtësi 21-vjeçar u prezantua zyrtarisht te skuadra spanjolle edhe se e kishte kompletuar kalimin nga Porto në muajin e kaluar.

Mbrojtësi brazilian filloi të fliste në konferencën e tij të parë si lojtar i Mbretërve, mirëpo qysh në fillim ai tha e se jam i trullosur.

Lexo po ashtu Militao prezantohet si lojtar i Real Madridit

“Ndihem i trullosur, kjo është një ditë mjaft emocionale për mua”, ka thënë Militao gjatë momentit që po zhvillohej konferenca për media.

Braziliani kërkoi pak minuta pushim për t’u rikthyer më pas në konferencë, e për të vazhduar kështu prezantimin para tifozëve madrilenë.

Real Madridi e kompletoi transferimin e Militaos nga Porto për 50 milionë euro, e që është transferimi i pestë deri më tani i Zinedine Zidanes. /Telegrafi/