Telegrafi

Militantët palestinezë kanë hedhur më shumë se 200 raketa nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit, thotë ushtria izraelite

Militantët palestinezë kanë hedhur më shumë se 200 raketa nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit, ka thënë ushtria izraelite të martën në mëngjes.

Dhe sipas një zëdhënësi i ushtrisë, shkalla e suksesit të sistemit të mbrojtjes ajrore të Izraelit është 90 për qind dhe rreth një e treta e të gjitha raketave të lëshuara u rrëzuan ndërsa ishin ende në Rripin e Gazës, tha një zëdhënës i ushtrisë.

Ai ka pretenduar se “sasia e jashtëzakonshme e zjarrit me raketa ka të ngjarë të rezultojë në viktima atje”.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) shkroi në Twitter në orët e para të së martës se grupet në Gaza kishin qëlluar me raketa “pa ndërprerje” për dhjetë orë, përcjell Telegrafi.

IDF tha gjithashtu se një ndërtesë banimi në qytetin Ashkelon, në Izraelin jugor në veri të Rripit të Gazës, u godit nga një raketë. Gjashtë persona u plagosën, sipas grupeve të shpëtimit.

Sirenat paralajmëruese ranë gjatë natës, kryesisht në buzë të Rripit të Gazës dhe në Ashkelon. Sipas një raporti televiziv, dy ndërtesa banimi u goditën në Ashkelon.

Lexo po ashtu Palestinezët thonë se janë 21 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

E brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, thanë se granatimet e Ashkelon ishin hakmarrje për ushtrinë e Izraelit që sulmonte një ndërtesë banimi në perëndim të Rripit të Gazës.

Izraeli ka qëlluar rreth 130 raketa në objektiva në Rripin e Gazës deri më tani, dhe rreth 15 anëtarë të Hamasit dhe grupit Islamik të Xhihadit janë vrarë, tha zëdhënësi i IDF.

Situata është rënduar ditëve të fundit, derisa në fundjavë qindra njerëz u plagosën në vendin e shenjtë të Jerusalemit i njohur si Mali i tempullit për hebrenjtë.

Lëvizja islamike Hamas kishte lëshuar një ultimatum duke i thënë Izraelit të tërhiqte kolonët dhe policinë nga vendi i shenjtë dhe nga lagjja e Sheik Jarrah në Jerusalem deri të hënën në mbrëmje.

Menjëherë pas skadimit të afatit, filluan raportet e sulmeve masive me raketa.

Një zëdhënës i Hamasit tha se raketat ishin një “mesazh” për Izraelin dhe një “përgjigje ndaj krimeve dhe agresioneve të tij kundër qytetit të shenjtë”. /Telegrafi/