Ky është momenti rrëqethës kur punonjësit e një marketi në pompën e derivateve në Izrael, ikin me tërë forcën kur shohin militantët e Hamasit duke shtënë në drejtim të marketit.
Dy burra u filmuan nga kamerat e sigurisë, duke shikuar të tmerruar duke parë militantët që vraponin në drejtim të tyre gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit, transmeton Telegrafi.
Punonjësit e marketit besohet se njëri ish hebrenj e tjetri mysliman (arab), që ikin me shpejtësi nga frika se do ta pësojnë me jetë në afërsi të Ashkelonit në jug të Izraelit.
Duke ikur njëri prej tyre kaplohet nga paniku, dhe mezi arrin ta hapë derën e pasme të marketit nga e cila ikin me shpejtësi.
E pasi futen militantët e Hamasit që shkrepin breshëri plumbash në market dhe një pompë të derivate, marrin artikuj të ndryshëm ushqimor.
Është interesant se asnjë nga plumba e shkrepur për fat të mirë nuk shkakton shpërthim – duke marrë parasysh se kishte me mijëra litra derivate. /Telegrafi/