Telegrafi

Miliona ukrainas pa energji elektrike, autoritetet bëjnë thirrje për kursime

Miliona njerëz në Ukrainë përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të sulmeve me raketa ruse në infrastrukturën energjetike.

Qeveria po u kërkon civilëve të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike dhe të mos përdorin pajisje shtëpiake si furrat dhe lavatriçet, raporton skynews.

Kryeministri ukrainas, Denis Shmyhal tha se ukrainasit kishin reduktuar vullnetarisht konsumin e tyre të energjisë elektrike me një mesatare prej 10 për qind pas sulmeve ruse të hënën dhe u bëri thirrje atyre që të kufizojnë përdorimin e tyre të energjisë elektrike mes orës 17:00 dhe 23:00 me orën lokale.

“Jemi të bashkuar dhe do të jemi të fortë”, ka shkruar ai në Telegram.

“Ju lutemi mos i ndizni pajisjet që përdorin energji: soba elektrike, kazan, vegla elektrike, ngrohës dhe kondicionerë, furra dhe hekura, furra me mikrovalë, aparate kafeje, lavatriçe dhe pjatalarëse”, shtoi Shmyhal.

Ndryshe, Rusia gjatë ditëve të fundit ka marrë nën kontroll centralin bërthamor të Azovstalit. /Telegrafi/