Arkadiusz Milik prite që shumë shpejtë të jetë lojtar i Juventusit, pasi thuhet se ka arritur marrëveshje në parim.
Sulmuesi polak është i gatshëm që të kalojë te Zonja e Vjetër, derisa mbetet tani vetëm marrëveshja me Napolin.
Kampioni i Serie A dëshiron të transferojë sulmuesin, pasi e sheh si zëvendësues ideal të Gonzalo Higuainit që mund të largohet në këtë verë.
El Pipita po shkon drejtë përfundimit të karrierës së tij dhe torinezët duan të transferojnë lojtarin e rivalit nga liga italiane.
Sipas mediave në Itali, Juventusi dëshiron të mbyllë sa më parë transferimin e Milikut, mirëpo Napoli po refuzon ta shesë atë te rivalët.
Napolitanët po tentojnë që të shesin lojtarin në Ligën Premier, aty ku janë të interesuar Arsenali dhe Manchester United, derisa vlera e lojtarit është 40 milionë euro. /Telegrafi/