Telegrafi

Miliarderi rus, Usmanov interesohet për blerjen e Milanit

Miliarderi rus, Alisher Usmanov thuhet se është i interesuar në blerjen e Milanit, falë marrëdhënies së tij me Paul Singer të kompanisë Elliott Management.

Rossonerët aktualisht janë në pronësi të biznesmenit kinez Yonghong Li, por botime të shumta kanë shprehur dyshime për financat e tij.

Ndërmjet tyre, klubi dhe shoqëria e mbajtjes së Li, Rossoneri Sport, i detyrohen fondit të mbrojtjes U.SG Elliott Management një total prej 303 milionë euro.

Lexo po ashtu Hetime mbi blerjen e Milanit

Nëse kjo nuk paguhet deri në tetor fondi mund të marrë përsipër klubin, por pritet që ata të sigurojnë një tjetër hua prej 35-40 milionësh për të mbajtur klubin duke ecur mirë deri në fund të sezonit.

Yonghong Li mund ta humb Milanin (Getty Images)

Tani mediumi italian Libero raporton se Usmanovi është i gatshëm të ndërhyjë nëse Li duhet të detyrohet të heqë dorë nga klubi.

Miliarderi i bëri paratë e tij përmes investimeve minerare dhe metalike dhe tashmë zotëron 29.25 për qind të klubit të madh anglez, Arsenalit.

Lexo po ashtu Falimentojnë pronarët e Milanit?

Paul Singer i Elliott është një tifoz i madh i Topçinjve, dhe është kjo lidhje që ka parë Usmanovin të shpreh interesimin e tij për Milanin.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, miliarderi rus është gjithashtu duke menduar për blerjen e klubit spanjoll, Sevilla. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Renditja e pronarëve më të pasur të klubeve në Ligën Premier: I pari kryeson me 20 miliardë funte