Interi ka fituar ndeshjen ndaj Milanit me rezultat 3-2 në Serie A.
Derby della Madonnina ishte thjesht spektakolar, me raste nga të dy anët dhe një atmosferë magjike në tribuna.
Shansi i parë në ndeshje i takoi Interit dhe Antonio Candrevas, i cili në minutën e 13-të goditi shtyllën, ndërsa pas dhjetë minutash shans për gol kishte erdhe Miranda.
Në minutën e 28-të erdhi dhe goli i parë në takim, autor ishte Mauro Icardi. Argjentinasi u asistua bukur nga Candreva për golin e shtatë sezonal.
Ishte Fabio Borini që rrezikoi dy herë radhazi në minutat e fundit të pjesës së parë, por Samir Handanovic u tregua i shkathtë.
Në minutën e 55-të Mateo Musacchios iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, ndërsa pas pesë minutash i inkuadruari në lojë Patrick Cutrone goditi shtyllën.
Në minutën e 56-të erdhi goli i barazimit nga Suso, spanjolli me një gjuajte mjeshtërore jashtë zonës mposhti portierin slloven.
Matias Vecio në minutën e 60-të kishte një shans të mirë për gol, por gjuajti jashtë. Ndërsa pas tre minutash erdhi dhe goli i dytë i Icardit në këtë takim, por këtë herë ai u asistua nga Ivan Perisic.
I disponuari për lojë Giacomo Bonaventura barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 82-të, italiani u fut nga plani i dytë dhe befasoi të gjithë në mbrojtjen zikaltër.
Në minutën e 87-të vendasit rrezikuan me anë të Eder, por kuqezinjtë shpejtojnë mrekullisht pasi një nga mbrojtësit devijoi topin jashtë. Në minutën e 89-të Mauro Icardi kompletoi het-trikun nga pika e bardhë, kjo pasi Danilo D’Ambrosio u ndal në mënyrë josportive në zonë nga Ricardo Rodriguez.
Pas këtij barazimi Interi vazhdon në pozitën e dytë me 22 pikë, dy më pak se Napoli në të parë. Ndërsa Milani renditën në të dhjetin me 12 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Napolit, kurse Milani kundër Genoas. /Telegrafi/