Telegrafi

Milano kandidon për të organizuar finalen e Ligës së Kombeve

Në Milano po tentojnë që të marrin përgjegjësinë për të organizuar finalen e Ligës së Kombeve që mbahet në vitin 2021.

Tashmë ka filluar edicioni i dytë i garës që organizohet nga UEFA, me përfaqësueset që po i zhvillojnë takimet e tyre të dyta.

Milano dëshiron të kandidojë për të organizuar finalen e Ligës së Kombeve që mbahet në vitin 20221, mirëpo nuk janë të vetmit.

San Siro ka kapacitet prej 80,018 ulësesh

San Siro apo i njohur ndryshe edhe si Giuseppe Meazza, po rivalizohet nga stadiumi tjetër italian, “Allianz Stadium”, i njohur si shtëpia e Juventusit.

Milano dhe Torino kanë shprehur gatishmëritë e tyre për të organizuar finalen e garës më të re nga UEFA.

Dy qytetet italiane duan të fitojnë garën, duke ditur se mund të ketë tifozë të pranishëm në stadiume, e natyrisht se vëmendja është te përfitimi ekonomik. /Telegrafi/