Telegrafi

Milanit i shtohen edhe me katër mungesa të mëdha ndaj Torinos

Zlatan Ibrahimovic, Ante Rebic, Ismael Bennacer dhe Samu Castillejo nuk kanë udhëtuar me Milanin për përballjen e sonte (e diel) në Serie A kundër Torinos.

Kuqezinjtë do të përballen me klubin Granata nga ora 20:45 sonte në Stadio Olimpico Grande Torino, një ndeshje që duhet fituar pas fitores 2-0 të Interit ndaj Hellas Veronës dje.

Stefano Pioli tashmë pritej të ishte pa Alessio Romagnolin, Alessandro Florenzi dhe Simon Kjaer, por këto mungesa nuk janë të vetmet tashmë.

Lexo po ashtu Ndeshjet e mbetura të Milanit, Napolit dhe Interit - Kush e fiton Serie A?

Sipas MilanNews.it, Ibrahimovic, Rebic, Bennacer dhe Castillejo nuk iu bashkuan skuadrës së Milanit për udhëtimin i në Torino, duke i përjashtuar ata nga ndeshja e sotme kundër tyre.

Veterani suedez po vuan nga një mbingarkesë në gjurin e majtë, ndërsa tre të tjerët po përballen me lodhje të muskujve.

 

Ka të ngjarë që të katër do të jenë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Genoas.

Pioli tani do të duhet të ndërhyjë me planet e tij pak përpara ndeshjes së sotme, i vetëdijshëm për rëndësinë e çdo pike në dispozicion. /Telegrafi/