Telegrafi

Milani zyrtarizon mesfushorin Alen Halilovic

Alen Halilovic (Foto: Getty Images)

Milani e ka zyrtarizuar kontratën e Alen Halilovicit në Lega Serie A, i cili është transferuar si lojtar i lirë nga Hamburgu.

Futbollisti që e përfaqëson Kroacinë iu ishte nënshtruar testeve mjekësore në javën e kaluar dhe agjenti i tij ishte angazhuar për shfuqizimin e kontratës me klubin gjerman.

Alen Halilovic ka origjinë të përzier boshnjake dhe kroate (Foto: Getty Images)

Angazhimi i agjentit është shpaguar dhe tashmë 22-vjeçari është lojtar i Rossonerëve.

Lexo po ashtu Lajmet për Alen Halilovic

Mesfushori ofensiv është bërë transferimi i tretë i Milanit këtë verë, pas Ivan Strinic dhe Pepe Reina.

Babai i Alen Halilovicit është boshnjak, kurse nëna e tij kroate dhe ai ka vendosur ta përfaqësojë Kroacinë.

Halilovic ka luajtur edhe për Barcelonën (Foto: Getty Images)

Mesfushori e ka nisur karrierën te Alademia e Dinamo Zagrebit, ndërsa në vitin 2014 u transferua te Barcelona, fillimisht te ekipi B dhe pastaj te skuadra kryesore.

Në vitin 2015 u huazua te Sporting Gijoni, ndërsa një vit më pas u transferua te Hamburgu. /Telegrafi/