Telegrafi

Milani zbehë interesimin për Marianon

Milani ishte shumë i interesuar në transferimin e Mariano Diazit javë më parë.

Por, kjo situatë thuhet se ka ndryshuar dhe Rossonerët po shikojnë opsione të tjera.

Sulmuesi dominikan nuk po luan te Los Blancos dhe largimin e tij në janar e ka konfirmuar edhe agjenti i tij.

26-vjeçari ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2023,, derisa nga Santiago Bernabeu do të largohet si i huazuar deri në fund të këtij sezoni.

Lexo po ashtu Agjenti konfirmon se Mariano Diaz do të largohet nga Real Madridi

Në rast se Mariano nuk e tregon vetën, atëherë do të shitet nga Reali në verën e vitit 2020.

Milani thuhet se është më i interesuar në rikthimin e Zlatan Ibrahimovicit që pak ditë më parë konfirmoi largimin nga La Galaxy dhe tani është lojtar i lirë. /Telegrafi/