Milani ishte shumë i interesuar në transferimin e Mariano Diazit javë më parë.
Por, kjo situatë thuhet se ka ndryshuar dhe Rossonerët po shikojnë opsione të tjera.
Sulmuesi dominikan nuk po luan te Los Blancos dhe largimin e tij në janar e ka konfirmuar edhe agjenti i tij.
26-vjeçari ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2023,, derisa nga Santiago Bernabeu do të largohet si i huazuar deri në fund të këtij sezoni.
Në rast se Mariano nuk e tregon vetën, atëherë do të shitet nga Reali në verën e vitit 2020.
Milani thuhet se është më i interesuar në rikthimin e Zlatan Ibrahimovicit që pak ditë më parë konfirmoi largimin nga La Galaxy dhe tani është lojtar i lirë. /Telegrafi/