Telegrafi

Milani vihet pas tre lojtarëve të Torinos, por prioritet është Belotti

Milani thuhet se është i interesuar në dyshen e Torinos, Nicolas Nkoulou dhe Soualiho Meite në janar edhe pse synimi i tyre i madh për sezonin e ardhshëm është kapiteni i tyre Andrea Belotti.

Rossonerët tashmë ishin përpjekur të nënshkruajnë me përfaqësuesin italian në vitin 2017 kur ish-drejtori i tyre sportiv Massimiliano Mirabelli ofroi 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Torino e hodhi poshtë ofertën, duke këmbëngulur se Belotti mund të largohej vetëm për klauzolën e tij të lirimit prej 100 milionë euro edhe nëse, në letër, ajo mund të aktivizohej vetëm nga klube të huaja.

Megjithatë, me kontratën e Belottin që skadon në qershor të 2022, Milani mund të ketë një shans më shumë për të nënshkruar 27-vjeçarin verën e ardhshme.

Rossonerët po konsiderojnë dy lojtarë të tjerë të Torinos për afatin e janarit janarin.

Sipas gazetës Tuttosport, Nkoulou dhe Meite po monitorohen nga Milani dhe janë objektiva transferimi konkret për afatin e dimrit.

Kouadio Kone, i cili u konsiderua si një objektiv i lartë i Rossonerëve në afatin kalimtar të dimrit, është në prag të bashkimit me Borussia Monchengladbach, ndërsa bisedimet për Mohamed Simakan janë duke ngecur. /Telegrafi/