Hakan Calhanoglu është drejt rikthimit në kampionat gjerman Bundesliga.
Mesfushori turk iu bashkua Milanit por pa arritur të lë gjurmë në Serie A.
Është skuadra e RB Leipzig që po insiston për rikthimin e mesfushorit në kampionatin gjerman.
Leipzig deri më tani kanë ofruar 15 milionë euro për transferimin e Calhanoglus, ofertë që është refuzuar nga Milani.
Rossonerët tanimë i kanë caktuar çmimin e largimit lojtarit dhe ai është 20 milionë euro.
Dy klubet po vazhdojnë negociatat për të arritur një marrëveshje për lojtarin turk.
Besohet se marrëveshja përfundimtare do të jetë 18 milionë euro.
Kuqezinjtë janë duke pritur edhe ndonjë ofertë për lojtarin në mënyrë që të fitojnë sa më shumë nga largimi i tij.
Calhanoglu më parë në Bundesliga ka veshur edhe fanellën e Hamburgut dhe Bayer Leverkusenit. /Telegrafi/