Telegrafi

Milani vë Baccan në shitje, Arsenali dhe Sevilla pas tij

Bacca sa ishte pjesë e Milanit

AC Milan janë duke u përgatitur për të shitur sulmuesin Carlos Bacca këtë afat kalimtar të verës.

Sipas Corriere dello Sport, disfata e së dielës në Cagliari ishte ndeshja e fundit e sulmuesit kolumbian për Milanin.

Lexo po ashtu Milani vendos për Deulofeun

Reprezentuesi kolumbian do të shitet përfundimisht, me Sevillan dhe Arsenalin që janë dy destinacione të mundshme për sulmuesin.

Arsenali thuhet se ka dërguar skautë për të shikuar nga afër Baccan javën e kaluar, pasi menaxheri Arsene Wenger kërkon të shtoj cilësinë e opsioneve të sulmit të tij.

Ndërkohë, Bacca ka vizituar rregullisht ish-klubin e tij Sevillan këtë sezon, duke ushqyer thashethemet që flasin për një kthim të tij gjatë verës. /Telegrafi/