Telegrafi

Milani vazhdon përpjekjet për Pulisic

(Foto: Getty Images)

Përkundër shkarkimit të papritur të Paolo Maldinit, planet transferuese të Milanit nuk kanë ndryshuar dhe klubi po vazhdon angazhimin për mesfushorin e Chelseat, Christian Pulisic.

Mediat italiane kanë raportuar se Rossonerët planifikojnë të shpenzojnë vetëm 35 milionë euro në afatin kalimtar veror, si edhe paratë që do t’i përfitojnë nga shitja e lojtarëve.

Daniele Longo nga Calciomercato.com bën të ditur se klubi duhet t’i zgjedhë me kujdes shënjestrat e veta duke pasur parasysh kufizimet financiare.

Lexo po ashtu Chelsea e nxjerr në shitje, e ardhmja e Pulisic në Serie A

Anësori amerikan mbetet shënjestër e klubit italian që planifikon t’i sigurojë shërbimet e tij në sezonin e ardhshëm.

Milani ishte duke ndjekur edhe Reiss Nelson, mirëpo hoqi dorë pasi 23-vjeçari vendosi të nënshkruante kontratë katërvjeçare me Arsenalin. /Telegrafi/