Milani është rikthyer në Ligën e Kampionëve dhe në raundin e parë të fazës grupore është përballur me rivalin e vjetër Liverpool.
Ishte kjo një përsëritje e finaleve klasike nga vitet 2005 dhe 2007, ndërsa shënonte edhe paraqitjen e parë të Rossonerëve në garën më të madhe për klube pas shtatë vitesh.
Ekipi i sezonit 2013/2014 i Milanit përbëhej nga emra interesantë të futbollit, cilët i drejtonte asokohe Clarence Seedorf, ndërsa u eliminuan në 1/8 e finales nga Atletico Madridi në mars të vitit 2014.
Formacioni i Milanit kur luajti për herë të fundit në Ligën e Kampionëve:
Portier: Christian Abbiati.
Mbrojtës: Ignazio Abate, Adil Rami, Daniele Bonera, Urby Emanuelson.
Mesfushorë: Nigel De Jong, Michael Essien, Adel Taarabt, Andrea Poli.
Sulmues: Kaka, Mario Balotelli.
/Telegrafi/