Telegrafi

Milani tenton transferimin e Mariano Diazit

Mariano Diaz (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Milani është duke e kërkuar edhe transferimin e një sulmuesit para se të mbyllet ky afat kalimtar, derisa ka shënjestruar Mariano Diazin e Real Madridit.

Sulmuesi domenikano-spanjoll nuk ka vend në planet e Zinedine Zidanes për sezonin e ri, andaj në këtë afat kalimtar do të shitet përfundimisht.

Diaz ishte shitur para dy vitesh te Lyoni për t’u rikthyer në verën e kaluar përsëri te Los Blnacos, mirëpo nuk kishte arritur ta tregonte vetën.

Sipas Gazetta dello Sport, Rossonerët po tentojnë që ta transferojnë sulmuesin 26-vjeçar në këto pak ditë të mbetura të afatit kalimtar.

Lexo po ashtu Pas Ceballos, Reali planifikon të shes edhe shtatë futbollistë

Gjiganti nga Serie A fillimisht tentoi ta transferonte Angel Correan nga Atletico Madridi, mirëpo spanjollët kërkojnë 50 milionë euro.

Mariano po kërkon që të luajë standard në sezonin e ri, andaj këtë gjë mund t’ia ofrojë Milani që e kërkon rikthimin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/