Telegrafi

Milani tenton transferimin e Emersonit nga Barcelona

Milani është duke shpresuar që në afatin kalimtar të janarit të transferojë Emersonin nga Barcelona.

Rossonerët tentuan që edhe në verën që shkoi të transferonin mbrojtësin, mirëpo nuk ia dolën.

Sipas asaj që raporton Todofichajes, Milani është duke përgatitur një ofertë prej 20 milionë euro për shërbimet e Emersonit.

Lojtari është aktualisht në huazim te Real Betisit, që kishte paguar një shumë të vogël së bashku me Barcelonën për transferimin e lojtarit.

Kartoni i Emersonit i takon plotësisht skuadrës katalunase dhe Rossonerët e duan transferimit e tij në janar.

Nëse Barcelona refuzon të shesë lojtarin, atëherë Milani do të tentojë të transferojë Diogo Dalotin nga Manchester United që aktualisht e kanë në huazim për një edicion. /Telegrafi/