Hakim Ziyech vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Milanit.
Rossonerët kanë mbetur pa turkun Hakan Calhanoglu që iu bashkua Interit dhe janë duke kërkuar një zëvendësues të tij.
Emri i mesfushorit ofensivë maroken, është më i nxehti në taborin e Rossonerëve që ende shpresojnë në nënshkrimin e tij.
Sipas asaj qëka raportuar Gazzetta dello Sport, Ziyech është në listën e Rossonerëve dhe Paolo Maldini do të bëjë një ofensivë për ta marrë atë në ditët e fundit të afatit kalimtar.
27-vjeçari ka bërë ndeshje të mira në ndeshjet parasezonale, por ai nuk e ka të garantuar vendin në formacionin bazë te Chelsea.
Gjiganti italian synon që ta marrë në huazim lojtarin me të drejtë blerje për 35 milionë euro.
Gjithsesi në listën e dëshirave të Milan, përveç Ziyech mbetet edhe Bernardo Silva i Manchester Cityt. /Telegrafi/