Site icon Telegrafi

Milani do të shkarkojë Fonsecan në rast të humbjes në derbi ndaj Interit

Milani thuhet se do të shkarkojë trajnerin Paulo Fonseca nëse kuqezinjtë humbasin në derbin kundër Interit të dielën mbrëma.

Fonseca po ecën në akull të hollë në San Siro, dhe koha e tij në klub mund të përfundojë këtë fundjavë kur skuadra e tij do të takohet me Interin në derbin e parë Della Madonnina të sezonit.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Milani do të shkarkojë trajnerin e tyre nëse humbet në derbin këtë të diel që vjen.

Kuqezinjtë kanë fituar vetëm një ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, dhe lojtarët janë sharë pas humbjes 3-1 në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit të martën.

 

Sipas gazetës, Zlatan Ibrahimovic, Geoffrey Moncada dhe Giorgio Furlani diskutuan skenarët e mundshëm pas humbjes së mesjavës kundër Reds në San Siro.

Ata shpresojnë se Fonseca do t’i kthejë gjërat në vend duke mposhtur rivalët e qytetit, por portugezi do të shkarkohet nëse dështon.

Drejtorët e Milanit dhe Ibra thuhet se janë veçanërisht të shqetësuar për mungesën e reagimit që panë kundër Liverpoolit dhe brishtësinë e mbrojtjes që u shfaq në ndeshjet hapëse të sezonit. Ndaj, një tjetër humbje në derbi do t’i kushtonte me humbjen e detyrës Fonsecas. /Telegrafi/

Exit mobile version