Klubi italian, Milani do të duhet të shesë në afatin kalimtar të janarit për shkak të humbjeve financiare.
Rossonerët nuk po gjejnë formën më të mirë as në këtë sezon dhe po luftojnë për pozitat e para.
Megjithatë, problemet financiare nuk po lënë rahati tek Milani, të cilët duhet të detyrohet të shesin përsëri.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Milani është i prirur të shesë disa lojtarë në afati kalimtar të dimrit për shkak të çështjeve financiare.
Gianluigi Donnarumma dhe Suso përfaqësojnë vlerën më të lartë të mundshme të shitjes dhe mund të jenë humbjet më të dhimbshme.
Ndërsa Lucas Paqueta, Franck Kessie dhe Krzysztof Piatek gjithashtu mund të largohet pasi gjithashtu kanë një vlerë të mirë. /Telegrafi/