Telegrafi

Milani do të luajë me fanellat e treta në miqësoren ndaj Feronikelit

Ka mbetur më shumë se një orë që nga fillimi i miqësores në mes të Feronikelit dhe Milanit.

Ndeshja miqësore që zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, do të fillojë nga ora 20:45, e që për kampionin e Superligës së Kosovës do të jetë një rast i veçantë.

Moment special do të jetë edhe për tifozët shqiptarë që përkrahin Rossonerët, pasi do ta kenë shansin ta shikojnë nga afër skuadrën e zemrës.

Foto: AC Milan/Twitter

Tashmë janë zbuluar fanellat me të cilat do të luajë gjiganti italian në përballjen ndaj Niklit.

Lexo po ashtu Romagnoli: I lumtur që Milani ka kaq shumë tifozë në Kosovë

Milani në këtë takim është mysafir andaj ka vendosur që në fushë të jetë me fanellat e zeza, derisa ajo e portierit do të jetë me ngjyrë të verdhë.

Deri më tani janë shitur mijëra bileta për këtë takim, ndërsa tifozët që nuk kanë arritur dot të sigurojnë një biletë mund ta shohin ndeshjen në RTV Dukagjini. /Telegrafi/