Telegrafi

Milani do ta shkëmbejë Contin me Salan e Sampdorias?

Andrea Conti (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Raportohet se Milani është i gatshëm që ta lë Andrea Contin që t’i bashkohet Sampdoria në formë huazimi, për ta zëvendësuar me Jacopo Sala.

Sipas La Gazetta dello Sport, Rossonerët duan që lojtari të shkojë në huazim, në mënyrë që të ketë më shumë minuta, pas rikthimit nga lëndimi që i humbi sezonin.

Kështu si qëndrojnë gjërat, ish-mbrojtësi i Atalantas e shumë gjasë do t’i bashkohet Sampdorias që ta rimarrë veten nga lëndimi.

Jacopo Sala (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Nëse Conti kalon te skuadra italiane në formë huazimi deri ën fund të sezonit 2019/20, atëherë Milani do ta marrë Salan nga rivali i Serie A-së me opsionin që ta blejë atë.

Lexo po ashtu Lyoni dhe Monaco tentojnë transferimin e Susos nga Milani

Lojtari 27-vjeçar që në të kaluarën ishte pjesë e kombëtares së Italisë U-20 dhe skuadrave si, Chelsea dhe Hamburg, pritet të kalojë në javën e ardhshme në San Siro.

Sala ka punuar me Marco Giampaolon në tri sezonet e kaluara, derisa pritet që ta ndajë pozicionin me Davide Calabrian. /Telegrafi/