Telegrafi

Milani synon transferimin e sensacionit të Ligue 1

Folarin Balogun është emri që ka befasuar të gjithë këtë edicion në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Sulmuesi i talentuar anglez është huazuar nga Arsenali te Stade Reims dhe aty ka shpërthyer me gola .

21-vjeçari ka realizuar 15 gola e ka asistuar në dy të tjerë në Ligue 1 duke lënë mbrapa shumë emra të mëdhenj.

Milani po e monitoron situatën e sulmuesit dhe synon që ta afroj në radhët e veta në afatin kalimtar të verës.

Megjithatë duket e vështirë që Rossonerët ta transferojnë anglezin e ri i cili ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2025.

Topçinjtë nga ana tjetër duan ta mbajnë Balogun në Emirates stadium për ta mbajtur si zëvendësues të Gabriel Jesus.

Gjithses kampioni në fuqi i Italisë do të provoj afrimin e tij, pasi në radhët e veta ka dyshen Ibrahimovic dhe Giroud të cilët janë të vjetër në moshë dhe nuk japin garanci pasi shpesh herë vuajnë edhe nga lëndimet. /Telegrafi/