Telegrafi

Milani synon transferimin e Malen

Donyell Malen është duke kaluar nëpër një formë fantastike me skuadrën holandeze PSV Eindhoven.

Sulmuesi i talentuar holandez falë formës së mirë është bërë një lojtar i rëndësishëm edhe për Kombëtaren, duke luajtur rregullisht.

E duke parë formën e tij të mirë, gjiganti italian Milan është futur në garë për ta transferuar atë.

Mediat italiane kanë raportuar se Rossonerët janë duke e përcjellë lojtarin dhe duan transferimin e tij.

21-vjeçari po konsiderohet si një investim i madh për të ardhmen dhe Milani dëshiron transferimin e tij.

Por kuqezinjtë duhet ta mposhtin konkurrencën e Arsenalit për lojtarin, pasi edhe londinezët duan transferimin e tij.

Malen në 13 ndeshjet e para me PSV këtë edicion ka shënuar tetë gola e ka bërë tre asistime.

Gjiganti holandez është gati ta lë të lirë lojtarin për një shumë rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/