Site icon Telegrafi

Milani synon prezantimin e Ibrahimovicit në 120 vjetorin e themelimit të klubit

Milani raportohet se është duke shpresuar për të prezantuar Zlatan Ibrahimovicin në festimin e 120 vjetorit të klubit më 15 dhjetor, por ka zhvillime të reja të kontratës.

Kuqezinjtë bënë propozimin e tyre për të suedezin, duke shpresuar se ai do të refuzojë ndjenjën e parave dhe do të pranojë një rikthim në San Siro.

Ai është një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me klubin nga MLS, LA Galaxy, përfundoi tashmë.

Lexo po ashtu Ibrahimovic ia tregon kërkesat e tij Milanit

Sipas gazetës Corriere della Sera, drejtuesit e Milanit shpresojnë që suedezi do të japë përgjigjen e tij në kohë dhe do të prezantohet më 15 dhjetor.

Kjo do të lejojë atë që të jetë i ftuar i nderit në një organizim festiv në 120 vjetorin e themelimit të klubit.

Ibrahimovic në kohën sa ishte lojtar i Milanit!

Ka raporte të reja që kontrata 18-mujore që i ofrohej Ibras mund të kishte një klauzolë largimi duke e lejuar atë të largohet në fund të këtij sezoni.

Lexo po ashtu Ibra: Milano është shtëpia ime e dytë

Gazeta Tuttosport pretendon se propozimi do të ndihmojë lirimin e Ibrahimovicit për t’u larguar pas gjashtë muajsh nëse ribashkimi nuk është i suksesshëm.

Prandaj, shumë mund të varet nga fakti nëse Milani kualifikohet në Evropë në fund të sezonit 2019-20. /Telegrafi/

Exit mobile version