Një nga lojtarët më të përfolur te Milani për një largim të mundshëm është Suso.
Për lojtarin kanë shfaqur interesim shumë klube evropiane, në mesin e tyre Liverpooli dhe Tottenhami.
Rreth kësaj klubi italian ka dal edhe me një komunikatë zyrtare, ku thotë se nuk do e shesin spanjollin as për një ofertë të madhe.
“Milani u treguan shumë të qartë gjatë verës me Suson: Ne nuk do e shesim as për një ofertë 80 milionë euro”.
“Rinovimi i kontratës në shtator ishte shumë një lëvizje e rëndësishme. Gjithë ata lojtarë që janë përmendur media në ditët e fundit janë pjesë e projektit, që nga Biglia te Kalinic e Locatelli”, shkroi Milani në faqen zyrtare.
Me shitjen e Philippe Coutinhos te Barcelona, Liverpooli është duke menduar seriozisht për rikthimin e tij në Anfield.
Në të kaluarën Suso ishte i huazuar te Genoa dhe Almeria. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=idrIDyDZNEc