Milani thuhet se po shqyrton një ofertë të janarit për Hakan Calhanoglu nga klubi gjerman RB Leipzig.
Reprezentuesi 24-vjeçar i Turqisë kurrë nuk ka përmbushur plotësisht premtimin e tij në San Siro pas transferimit prej 21.3 milionë euro nga Bayer Leverkusen në verën e vitit 2017.
Calhanoglu nuk arriti të bënte përshtypje në disa role të ndryshme dhe është emri i parë në listë për t’u larguar nga Milani.
Largimi i mesfushorit turk nga San Siro pritet të bëhet në afatin kalimtar të janarit.
Ai u lind dhe u rrit në Gjermani, kështu që do të shijonte një kthim në Bundesliga.
Sipas MilanNews.it, oferta e vetme e vërtetë në tavolinë është nga RB Leipzig.
Këtë ofertë mendohet se Rossonerët janë duke e shqyrtuar dhe mund ta pranojnë largimin e tij.
Në rast largimi, Milani synon spanjollin Cesc Fabregas si zëvendësues të turkut. /Telegrafi/