Telegrafi

Milani shënjestëron tre transferime, në mesin e tyre edhe Elseid Hysaj

Milani duket se do të ketë një verë tejet të ngjeshur, pas rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Klubi italian po kërkon që të përforcohet në disa reparte dhe tashmë ka filluar t’i realizojë disa nga shënjestrat.

Mike Maignan, portieri i Lilles po e kompleton transferimin te Rossonerët, duke zëvendësuar Gianluigi Donnarumman që e kërkon largimin.

Sipas asaj që raporton La Repubblica, Elseid Hysaj, Danilo D’Ambrosion dhe Olivier Giroudin.

Milani shënjestëron sulmuesi francez si mbështetës të Zlatan Ibrahimovicit, e që largimi i tij nga Chelsea do të ndodhë në këtë verë.

Lexo po ashtu Agjenti flet për të ardhmen e Hysajt: Jemi në kontakt me disa klube, por mund të flasim edhe me Napolin

Elseid Hysaj nuk është i lumtur te Napoli dhe agjenti i tij ka konfirmuar se janë duke i shqyrtuar ofertat.

D’Ambrosio në anën tjetër nuk është në planet e Antonio Contes dhe largimi i tij nga Interi mund të konsiderohet si i realizuar. /Telegrafi/