Milani është duke tentuar që të ndërtojë një skuadër të re, pikërisht aty ku edhe i ka lojtarët e moshuar, sulmin.
Rossonerët janë duke garuar këtë edicion për titullin e Serie A dhe duan që një ecuri ta mbajnë edhe për të ardhmen.
Sipas asaj që raporton Calciomercato.it, Milani po synon transferimin e sulmuesit të Club Brugges, Noa Lang.
22-vjeçari kishte bërë debutimin te skuadra e parë e Holandës vitin e kaluar, falë formës së lartë që po kalon te skuadra belge.
Lang sigurisht po demonstron të gjitha aftësitë e tij me Club Brugge, pasi në sezonin aktual anësori holandez ka shënuar tetë gola dhe ka shtuar 12 asistime.
Milani po vazhdon të ndjekë nga afër zhvillimin e Lang pasi ata janë admirues të cilësisë dhe shkathtësisë së tij.
Ish-lojtari i Ajaxit mund të luajë ose si anësor, mesfushor sulmues dhe nëse është e nevojshme edhe si sulmues qendre, që do të thotë se ai mund të jetë profili i përsosur për mekanizmat e Stefano Piolit pasi i pëlqen sulmuesi që ndihmon në një stil të rrjedhshëm loje. /Telegrafi/