Telegrafi

Milani i së ardhmes: Synohen Aubameyang dhe Keita

AC Milan kanë si objektiv forcimin e skuadrës që nga afati kalimtar veror, dhe atë me emra të mëdhenj të futbollit.

Gjiganti italian po pret vetëm ndërrimin e pronësisë së klubit dhe pastaj do të hidhet fuqishëm në afatin kalimtar duke provuar të transferoj futbollistë me emër në Evropë.

Lexo po ashtu Milani me katër opsione për mesfushën

Sipas Corriere dello Sport, Rossonerët kanë në shënjestër sulmuesin e Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang dhe atë të Lazios, Keita Balde, si transferime ideale për të forcuar sulmin e tyre në verë, përcjell Telegrafi.

Reprezentuesi i Gabonit  Aubameyang ka zbuluar dëshirën e tij për t’u larguar nga skuadra gjermane këtë verë, dhe Milan mund të mposht Real Madridin në garën për nënshkrimin e tij.

Lexo po ashtu Milani i gatshëm të bëjë një ofertë të ‘çmendur’ për Aubameyang

Milani gjithashtu vështrojnë sulmuesin 21-vjeçar të Lazios, Keitan, i cili është duke e pasur sezonin e tij më të mirë deri më sot për klubin nga Roma, me shtatë gola në 19 paraqitje në Serie A.

Megjithatë, vlen të theksohet se transferimi i Aubameyangut do t’i kushtonte më së paku 70 milionë skuadrës italiane, ndërsa Keita vlerësohet rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/