Gianluca Mancini është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në Serie A.
Italiani ka shkëlqyer me fanellën e Atalantës këtë edicion duke arritur edhe në Kombëtaren A të Italisë.
Mediat italiane kanë raportuar ditë më parë se Mancini dhe Atalanta kanë arritur marrëveshje me Romën.
Por së fundmi në garë është futur fuqishëm edhe Milani që gjithashtu po e dëshiron lojtarin.
Calciomercato ka raportuar se Maldini ka kontaktuar Atalantën për mbrojtësin qendror.
Milani po kërkon huazimin e lojtarit për një vit me detyrim blerje për 25 milionë euro.
Në anën tjetër Roma është e gatshmet a blejë përfundimisht menjëherë lojtarin dhe kjo i favorizon Giallorosët. /Telegrafi/