Christian Eriksen pritet të largohet nga Tottenham Hotspur.
Mesfushori danez nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me klubin londinez, kontratë që i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
Kjo ka bërë që për danezin interesim të shprehin skuadrat e mëdha evropiane duke përfshirë Real Madrid, PSG, Juventus e së fundmi edhe Milan.
Real Madridi e ka plan B danezin, pasi fillimisht synon transferimin e Pogbas.
Milani është futur në garë së fundmi dhe pritet të bëjë çmos që të nënshkruajë me Eriksen.
Tottenham e vlerëson 70 milionë euro yllin e saj, para që për Milanin janë shumë.
Por sipas medieve italiane Rossonerët synojnë të ofrojnë një futbollist në drejtim të Spurs dhe një pjesë të parave për të marrë danezin. /Telegrafi/