Napoli pritet të shesë Arkadiusz Milikun në afatin kalimtar veror, pasi nuk dëshiron t’ia plotësojë kushtet për kontratën e re.
CalcioMercato raporton se klubi dhe lojtari nuk po arrijnë marrëveshje lidhur me rinovimin e kontratës, prandaj sulmuesi pritet ta vazhdojë karrierën diku tjetër.
Klubet që janë të interesuara për shërbimet e tij duhet të paguajnë rreth 50 milionë euro. Ky është çmimi që i ka vënë presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis.
Interi ka qenë klubi më i interesuar italian për shërbimet e futbollistit polak, ndërsa pritet ta ketë konkurrencën e rivalit lokal, Milan.
Edhe pse ka pasur ndikim të madh prej se u kthye te Rossonerët, Zlatan Ibrahimovic duket se ka vendosur të mos e vazhdojë qëndrimin. Prandaj, kuqezinjtë kanë kthyer interesimin kah Milik. /Telegrafi/