Mediat italiane raportojnë se Milani i është bashkuar Juventusit dhe skuadrave tjera të mëdha në garë për të nënshkruar me talentin gjerman të Schalkes, Leon Goretzka.
Kontrata e mesfushorit gjerman me skuadrën nga Bundesliga skadon në fund të sezonit aktual dhe duket se nuk ka gjasa që ai të nënshkruajë një marrëveshje të re me Schalken.
Si i tillë, ai do të jetë i lirë të negociojë një transferim të lirë diku tjetër në fillim të afatit kalimtar të transferimeve të janarit.
Një largim të tillë e ka përmendur edhe legjenda gjermane e futbollit, Oliver Bierhof, i cili ka thënë se largimet e talenteve po e dëmtojnë Bundesligan.
“Duke pasur parasysh paratë që vijnë nga të drejtat televizive, të rinjtë e talentuar si [Leroy] Sane dhe Goretzka lëvizin diku tjetër”, ka deklaruar menaxheri i ekipit të Gjermanisë, Bierhoff.
“Nëse ata shkojnë në Angli, kjo dëmton Ligën Gjermane”, përfundoi ish-sulmuesi i njohur gjerman.
Ndonëse duket e mundshme që lëvizja tjetër e Goretzkas do të jetë në Ligën Premier, Corriere dello Sport pretendon se kjo nuk e ka larguar Milanin të hyjë në garë për nënshkrimin e tij.
Sipas të përditshmes italiane, Rossonerët do t’i ofrojnë Schalkes një pagesë prej 10 milionë eurosh për ta nënshkruar me atë në janar, duke shkuar përpara grupit të klubeve të madha që përpiqen ta nënshkruajnë me atë për verën e ardhshme si futbollist i lirë. /Telegrafi/