Raportohet se Torino vazhdon me interesin për Fabio Borinin, por Milani menjëherë e ka refuzuar.
Sulmuesi është në huazim te Rossonerët nga Sunderlandi, por ata kanë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Por, Milani i ka bërë të ditur se italiani nuk është për shitje dhe se nuk do të largojnë asnjë nga lojtarët që i kanë transferuar gjatë verës.
Borini ende nuk ka shënuar ndonjë gol në Serie A, por ka dhuruar tre asistime. Torino renditet në vendin e dhjetë me 28 pikë, aq se Milani një pozitë më lartë.
26-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e Chelseat, Liverpoolit dhe Romës.
Por, Borini ka befasuar me paraqitjet e tij të mira duke qenë një nga lojtarët që angazhohet më së shumti në fushën e lojës. /Telegrafi/