Site icon Telegrafi

Milani refuzon ofertën e Tottenhamit për shkëmbimin Ndombele-Kessie

Klubi italian, Milani ka refuzuar një ofertë nga Tottenham Hotspur që përfshinte shkëmbimin e mesfushorëve Tanguy Ndombele dhe Franck Kessie.

Klubi i Londrës Veriore dëshiron të sigurojë mesfushorin Kessie në afatin kalimtar të janarit, duke qenë se kontrata e tij me Milanin skadon në verë.

Spurs që tani drejtohen nga italiani Antonio Conte tashmë kanë bërë edhe ofertën e tyrë për transferimin e Kessie.

Lexo po ashtu Conte dëshiron transferimin e Griezmannit dhe Kessiet te Tottenhami

Megjithatë, mediumi Il Corriere della Sera pretendon se Milani nuk është i kënaqur me një ofertë shkëmbimi që përfshin francezin Ndombele.

Gjigantët italianë duan të mbajnë Kessien për pjesën tjetër të sezonit, pasi ato janë shtyrë për të kërkuar një vend në Ligën e Kampionëve apo edhe të fitojë titullin në Serie A.

Ndombele ka gjithashtu një pagë prej tetë milionë funtesh në vit, të cilën Milani mund të mos jetë në gjendje ta përballojë. /Telegrafi/

Exit mobile version