Milani ka refuzuar ofertat zyrtare të Juventusit dhe Bayern Munichut për Mattia De Sciglion.
Mbrojtësi 22 vjeçar këtë vit nuk ka qenë zgjedhja më e preferuar në Milani pasi ka bërë 22 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat.
Gazzetta dello Sport shkruan se Rossonerët kanë refuzuar ofertat zyrtare nga Juve dhe Bayern.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve
Në San Siro besojnë se De Sciglio mund të jetë pjesë e grupit që pritet të udhëhiqet nga disa italianë të rinj.
Gianluigi Donnarumma, Alessio Romagnoli dhe Davide Calabria janë lojtarët që do të hapin ciklin e ri te Milani. /Telegrafi/