Raportohet se Chelsea ka bërë një ofertë zyrtare për Alessio Romagnoli, por Milani e bëri të qartë se ai nuk është në shitje.
21-vjeçari italian është parë nga shumë si e ardhmja e mbrojtjes italiane, së bashku me mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani, si një dyshe partnerit i frikshëm për Italinë U-21.
Sipas Sky, skuadra nga Liga Premier, Chelsea ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 35 milionë euro për qendërmbrojtësin ‘Rossoner’.
Megjithatë, ‘Djalli’ e konsiderojnë Romagnolin të pashitshëm dhe menjëherë e refuzuan ofertën e klubit nga Stamford Bridge.
‘Blutë’ janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe kanë qenë gjithashtu të lidhur me mbrojtësin e Kalidou Koulibalyt dhe atë të Torinos, Nikola Maksimovic. /Telegrafi/