Telegrafi

Milani refuzon Arsenalin për Rodriguezin

Ricardo Rodriguez gjatë ndeshjes mes Milanit dhe Fiorentinas në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

Raportohet se Arsenali është refuzuar për mbrojtësin Ricardo Rodriguez.

Sipas Corriere dello Sport, 25-vjeçari ishte kërkuar nga skuadra e Ligës Premier, por oferta menjëherë është refuzuar nga klubi me bazë në San Siro.

Ylli i Përfaqësueses së Zvicrës iu bashkua kuqezinjve në verën e fundit nga Wolfsburgu.

Lexo po ashtu Leonardo nuk ndalet, tani drejt Parisit për Rabiotin

Pas një sezoni ai arriti të bëjë 47 paraqitje, shënoi katër gola, mjaftueshëm për të bindur klubin nga Milano për mos ta shitur.

Rodriguez ishte një nga me të mirët të Zvicra në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Ricardo Rodriguez gjatë një dueli me Aleksandar Mitrovic në ndeshjen Serbi – Zvicër në Kampionatin Botëror 2018 (Foto: Getty Images)

Ai ndihmon skuadrën shumë edhe në fazën sulmuese, si me driblime, ashtu edhe me harkime në zonë.

Karrierën e filloi te Zurich, ndërsa Topçinjtë kanë ofruar rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/