Telegrafi

Milani refuzoi transferimin e Lozanos

Ylli meksikan, Hirving Lozano ka mundur të transferohet të Milani gjatë verës, por këta të fundit kanë refuzuar mundësinë e nënshkrimit me të.

Lozano ishte njëri nga emrat më të përfolur gjatë verës, pasi largimi nga PSV Eindhoven ishte i pashmangshëm.

Shumë klube të mëdha evropiane u lidhen me transferimin e meksikanit, por në fund ai përfundoi duke u transferuar te Napoli.

Lexo po ashtu Maldini: Milani e donte Lozanon, biseduam edhe me agjentin Raiola

Sipas mediumit italian Calciomercato, Milani hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin meksikan, Lozano nga PSV fillim të kësaj vere.

Rossonerët ishin në bisedime me agjentin e Lozanos, Mino Raiola, por nuk ishin të gatshëm të paguanin çmimin prej 38 milionë eurosh që kërkonte Raiola.

Në fund, Lozano zgjodhi të nënshkruajë me Napoli, ku e ka nisur mirë sezonin me gola dhe asistime. /Telegrafi/