Ylli meksikan, Hirving Lozano ka mundur të transferohet të Milani gjatë verës, por këta të fundit kanë refuzuar mundësinë e nënshkrimit me të.
Lozano ishte njëri nga emrat më të përfolur gjatë verës, pasi largimi nga PSV Eindhoven ishte i pashmangshëm.
Shumë klube të mëdha evropiane u lidhen me transferimin e meksikanit, por në fund ai përfundoi duke u transferuar te Napoli.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Milani hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin meksikan, Lozano nga PSV fillim të kësaj vere.
Rossonerët ishin në bisedime me agjentin e Lozanos, Mino Raiola, por nuk ishin të gatshëm të paguanin çmimin prej 38 milionë eurosh që kërkonte Raiola.
Në fund, Lozano zgjodhi të nënshkruajë me Napoli, ku e ka nisur mirë sezonin me gola dhe asistime. /Telegrafi/