Telegrafi

Milani refuzoi transferimin e Abrahamit të Chelseat

Klubi i madh italian, Milani kishte mundësi për të transferuar talentin anglez të Chelseat, Tammy Abraham, por e refuzoi atë.

Abraham ka shkëlqyer këtë fillim sezoni me Blutë e Londrës, duke shënuar shtatë gola në gjashtë paraqitje në Ligën Premier këtë sezon.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që talenti anglez të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane, të cilat mendojnë transferimin e tij në vitin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Abraham mund ta barazojë rekordin historik të Suarezit në Ligën Premier

Megjithatë, kishte klube të njohura që kishin refuzuar nënshkrimin me Abraham gjatë afatit të fundit kalimtar.

Sipas mediumit italian Tuttomercato, Milan hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseat, Abraham, gjatë verës.

Gjigantët italianë menduan se 21-vjeçarit i mungonte përvoja në nivelin më të lartë dhe zgjodhën të mos bëjnë ndonjë ofertë zyrtare. /Telegrafi/