Feronikeli dhe Milani do ta zhvillojnë nesër (10 gusht) miqësoren në stadiumin ‘Fadil Vokrri”, derisa përballja do të transmetohet ekskluzivisht në RTV Dukagjini.
Kampioni i Kosovës dhe gjiganti i italian kanë arritur marrëveshje para disa javësh që ta zhvillojnë një takim mes tyre, e që do të jetë një rast i veçantë për tifozët shqiptarë që mbështesin Rossonerët ta shikojnë nga afër lojën e tyre.
Milani ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e përballjes ndaj Niklit, e që do të jenë të përfshirë të gjithë.
Here's our 24-man squad for the friendly match in Kosovo ⚽
Il Mister ha convocato 24 rossoneri per Feronikeli-Milan ⚽#ForzaMilan pic.twitter.com/jGdl63pQQ9
— AC Milan (@acmilan) August 9, 2019
Skuadra italiane në këtë takim do t’i ketë të pranishëm 24 lojtarë, e që për tifozët shqiptarë të Milanit do të jetë një rast për mos u humbur.
Shtatë herë kampioni i Evropës me vete do ta ketë edhe trofeun e famshëm të Ligës së Kampionëve, për ta shfaqur para të pranishmëve në stadium.
Ndeshja Feronikeli – AC Milan do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTV Dukagjini të shtunën nga ora 20:45, por edhe Telegrafi do të ketë mbulim rreth këtij takimi. /Telegrafi/