Gianluca Scamacca u transferua në elitën e futbollit anglez Ligën Premier te skuadra West Ham United në verën e vitit 2022.
Por aventura në Angli nuk ka shkuar më së miri, pasi është pritur më shumë nga italiane dhe ai nuk ka dhënë më të mirën në fushë.
E vetëm pas një viti të kaluar në Angli te West Ham, Scamacca mund të rikthehet në Serie A.
Sipas asaj që ka raportuar Calciomercato, Milani ka shprehur interesim për ta rikthyer sulmuesin në elitën e futbollit italian.
24-vjeçari shihet si pasardhës i Zlatan Ibrahimovicit te Rossonerët dhe kampioni në fuqi i Italisë do të tentoj afrimin e tij në verë, edhe pse një gjë e tillë nuk është aspak e lehtë.
West Ham pagoi 36 milionë euro për reprezentuesin italian dhe synon që t’i nxjerr paratë e shpenzuara për të.
Megjithatë Rossonerët synojnë të paguajnë një pjesë si huazim me detyrim blerje në vitin 2024.
Scamacca këtë edicion ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar vetëm shtatë gola. /Telegrafi/