Telegrafi

Milani projekton transferimin e Riqui Puig

Mediat në Itali raportojnë se Milani është i interesuar të marrë mesfushorin Riqui Puig si huazim nga Barcelona në janar.

Sipas gazetarit të Sky SportItalia, Carlo Pellegatti, ka pasur kontakte me përfaqësuesit e talentit spanjolle.

Ai nuk po luan rregullit nën drejtimin e trajnerit të ri të Barcës, Ronald Koeman, kështu që mund të largohet në huazim diku tjetër në janar.

Për Milanin nuk është diçka e re kjo marrëveshje, pasi ata tashmë kanë Brahim Diazin në huazim nga Real Madrid dhe Diogo Dalotin nga Manchester United.

Kjo do të lejonte Puigin të luante në një kampionat të ashpër si Serie A për liderin aktual Milanin dhe potencialisht të rrisë çmimin e tij nëse Barcelona e shet përfundimisht. /Telegrafi/