Mezut Ozil është prioritet i dy trajnerëve të Milanit, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban për afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori gjerman nuk është në planet e Arsenalit, andaj këta të fundit e duan shitjen e tij qysh në afatin e dimrit.
Unai Emery i ka bërë me dije mesfushorit 30-vjeçarit se nuk është në planet e tij, ndërsa në janar duhet të kërkojë një klub të ri.
Maldini dhe Boban thuhet se kanë filluar të punojnë në realizimin e transferimit të Ozilit në San Siro.
Gjermani aktualisht fiton 370 mijë euro në javë, e që është lojtari më i paguar te Gunners, gjersa forma e tij lë shumë për të dëshiruar.
Kështu, Milani dëshiron ta bëjë mesfushorin në mesin e lojtarëve më të paguar në klub, por edhe lider të mesfushës së tyre. /Telegrafi/