Telegrafi

Milani projekton transferimin e Maitland-Niles nga Arsenali

Milani thuhet se është i vendosur të transferojë talentin e Arsenalit Ainsley Maitland-Niles.

Sipas asaj që raporton Calciomecato, Rossonerët e kanë bërë prioritet transferimin e mesfushorit që po tregon formë të lartë te The Gunners.

Maitland-Niles nuk po luan edhe aq shumë te skuadra londineze, andaj është i hapur që të largohet nga Emirtaes.

Ainlsey Maitland-Niles (Photo by David Price/Arsenal FC via Getty Images/Guliver)

Mesfushori anglez deri më tani në këtë sezon ka luajtur vetëm në 14 ndeshje, e që Milani po e monitoron nga afër situatën e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ainsley Maitland-Niles

Në garë për të është edhe Interi, që ka dërguar zbuluesit e lojtarëve të shikojnë nga afër lojën e 22-vjeçarit.

Për ta kompletuar transferimin e Maitland-Niles, Milani duhet të paguajë hiq më pak se 40 milionë euro. /Telegrafi/