Milani po monitoron situatën e Paulo Dybalas pasi ende nuk ka një konfirmim për një transferim te Interi, por kuqezinjtë kanë disa kushte specifike, sipas raportimeve në Itali.
Sulmuesi argjentinas është lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Juventusin dhe pritet që të bashkohet me Interin.
Drejtori ekzekutiv i Nerazzurrëve, Beppe Marotta, tha të hënën se klubi shpreson të nënshkruajë me Dybalan, por ata do të jenë të përgatitur të fokusohen në objektiva të tjerë nëse transferimi nuk realizohet.
Dhe Gazzetta dello Sport raporton se Milani është duke pritur në krahë në rast se ka një shans që mund ta rrëmbejë 28-vjeçarin nga hundët e rivalëve të tyre.
Megjithatë, ndërsa shton raportimi, specialistët e transferimeve të kuqezinjve, Paolo Maldini dhe Ricky Massara do të ishin në bordin e marrëveshjes, politika e klubit dikton që çdo lëvizje do t’i nënshtrohej sulmuesit që të pranonte një pagë dukshëm më të ulët.
Dybala shënoi 115 gola në 293 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin që kur iu bashkua në 2015. /Telegrafi/
Dybala, nuovo summit ma l'Inter ora riflette. E intanto il Milan… https://t.co/SWvEeyqqAG
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) June 22, 2022